23 Prill 2024

Disa degë të LDK kërkojnë ndryshimin e marrëveshjes së Bllokut

Prishtinë, 19 tetor - Disa degë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të Kosovës në Prishtinë po kërkojnë ndryshimin e marrëveshjes së Bllokut, në mënyrë që Isa Mustafa të jetë kandidat i këtij Blloku për kryeministër.

Anëtarët e këtyre degëve, assesi nuk po pajtohen me vendin e mëhershëm të kryesisë qendrore të partisë, e cila kishte hequr dorë nga pozita e kryeministrit, duke ia lënë atë pozitë një partie të katërt për nga numri i votave në vend, AAK-së.

Burime të gazetës brenda degës më të fuqishme të kësaj partie në kryeqytet e që është dega në Kodrën e Trimave, kanë thënë se e duan ndryshimin e marrëveshjes së Bllokut. Sipas njërit nga udhëheqësit e kësaj dege, që ka dashur të mbetet anonim, Isa Mustafa duhet të jetë kandidat për kryeministër, ndërsa Ramush Haradinajt t’i jepet ndonjë pozitë tjetër.

“Ka mundësi shumë të mëdha që të ndryshohet marrëveshja e Bllokut dhe Isa Mustafa të kandidohet për kryeministër nga Blloku dhe të hiqet dorë nga kryeparlamentari dhe ky post t\'i lihet PDK-së, ndërsa Haradinajt t’i jepet një pozitë tjetër”, ka thënë ky zyrtar i LDK-së. /Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)