29 Mars 2024

Nis greva më e madhe e trenave në Gjermani

Berlin, 19 tetor - Sektori gjerman i hekurudhave filloi sot grevën më të madhe që prej vitit 2008, që do të zgjasë deri të hënën, në sfondin e konfliktit të pagave dhe luftës së pushtetit mes sindikatave.

\"Që prej fillimit të lëvizjes, vetëm 30 për qind e linjave të mëdha të trenave janë në qarkullim\", shprehet kompania \"Deutsche Bahn\" në një komunikatë. Greva do të përfundojë të hënën në orën 02:00 GMT.

\"Kjo grevë ka prekur gjithashtu linjat rajonale dhe urbane të trenave, si dhe transportin e mallrave, i prekur ndjeshëm që prej ditës së premte\", shtoi kompania, pa dhënë shumë detaje.

Greva ka shkaktuar vështirësi në qarkullim pasi hekurudhat janë sektori i transportit publik më të përdorur nga gjermanët për të lëvizur.

Sindikatat dhe autoritetet njoftuan se janë vendosur në kontakt për zgjidhjen e situatës dhe se do t’i japin fund sa më shpejt kësaj gjendjeje kaotike në transportin hekurudhor para ditës së hënë.

\"Me mjetet që kemi në dispozicion, të paktën një e treta e trafikut do të sigurohet në të gjithë vendin dhe rikthimi në normalitet do të jetë i garantuar\", theksoi \"Deutsche Bahn\".

Sindikata e drejtuesve të lokomotivave \"GDL\" kërkon mes të tjerash një rritje të pagave me pesë për qind dhe një reduktim prej dy orësh nga java e tyre e punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)