19 Prill 2024

Vetëvendosje nuk pajtohet me parimet e ndërkombëtarëve

Prishtinë, 2 tetor - Për Lëvizjen Vetëvendosje parimet që ndërkombëtarët kanë vënë si kushte për Qeverinë e ardhshme, nuk janë ato me të cilat ky subjekt do të veprojë.

Ata tashmë kanë parimet e tyre me anë të së cilave planifikojnë të qeverisin vendin në katër vitet e ardhshme.

Gazeta ka raportuar se janë pesë parime mbi të cilat institucionet e Kosovës duhet të formohen. Tri prej tyre kanë të bëjnë me vetë aktin e themelimit, kurse dy parime tjera me politikat qeverisëse.

Fillimisht, kërkohet që kryetari i Kuvendit të zgjidhet në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, së dyti, që presidentja të nominojë mandatarin e qeverisë në të dyja rastet vetëm duke u mbështetur në aktgjykimin e mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese dhe së treti që koalicioni i ardhshëm qeverisës të jetë gjithëpërfshirës, që nënkupton që pjesë e tij të jetë edhe “Srpska”.

/Tribuna/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)