28 Mars 2024

Vreshtarët bëhen me sistem për menaxhimin e cilësisë dhe kontrollit

Prishtinë, 31 korrik – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka njoftuar se vreshtarët dhe kompanitë prodhuese të verës dhe prodhimeve tjera nga rrushi, që nga ky vit do e bëjnë deklarimin e rendimentit të rrushit të vjelur.

Kjo atyre iu është mundësuar përmes sistemit të menaxhimit të cilësisë dhe kontrollit të verës, i cili është lansuar sivjet për herë të parë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Për t’i njoftuar vreshtarët për këtë proces, Departamenti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë, ka organizuar sot një takim pune me drejtoritë komunale të bujqësisë nga të gjitha zonat vreshtare të Kosovës dhe përfaqësuesit e kompanive prodhuese të verës dhe prodhimeve tjera nga rrushi e vera.

Drejtori i këtij departamenti, Bekim Hoxha, ka treguar se përmes këtij sistemi po i paraprijnë  digjitalizimit të procedurave në kontrollin e kualitetit të verës së prodhuar në Republikën e Kosovës. “Ministria e Bujqësisë, këtë vit për herë të parë po e  lanson  Sistemin për Menaxhimin e Cilësisë dhe Kontrollit të verës, në të cilin vreshtarët dhe kompanitë prodhuese të verës dhe prodhimeve tjera nga rrushi e vera janë të obliguar të bëjnë deklarimin përfundimtar të rendimentit të rrushit të vjelur.

Ky deklarim i vjeljes së rrushit bëhet në Departamentin për Vreshtari dhe Verëtari në Rahovec, nga 7 shtatori i këtij viti, deri më 10 dhjetor po të këtij viti”, ka thënë drejtori Hoxha.

Ai gjatë këtij takimi të punës, i cili është mbajtur në Rahovec, ka treguar për rëndësime e këtij sistemi, i cili është realizuar në kuadër të projektit ”Mirëmbajtja, zgjerimi dhe përforcimi i kadastrit të vreshtave dhe Industrisë së verës në Kosovë”, që qëllim kryesor ka menaxhimin dhe mirëmbajtjen e kadastrit të vreshtave, menaxhimin dhe kontrollin e cilësisë së verës së prodhuar, si dhe menaxhimin e tregtisë së brendshme, importit dhe eksportit të verës dhe prodhimeve tjera nga rrushi e vera.

Ndryshe, gjatë prezantimit të sistemit për menaxhimin e cilësisë dhe kontrollit të verës, palët pjesëmarrëse në këtë takim, janë informuar për tërë procesin e punës në këtë sistem, gjë që atyre do t’ua lehtësojë deklarimin e rendimentit të rrushit të vjelur.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)