19 Prill 2024

“Bechtel & Enka”, ka nisur punimet në autostradën

Prishtinë, 31 korrik - Zëdhënësja e Kompanisë “Bechtel & Enka”, Ela Ruçi, ka bërë me dije se që nga data 1 korrik kur është nënshkruar kontrata, kompania ka nisur punimet menjëherë.

“Në këto momente, jemi duke bërë mobilizime dhe matje pasi është një projekt i standardeve ndërkombëtare dhe se puna ka nisur”, ka theksuar ajo.

Informata në disa media se kompania e njohur turko-amerikane “Bechtel & Enka”, e cila ka bërë nënshkrimin e kontratës 600 milionëshe për ndërtimin e autostradës Prishtinë - Hani i Elezit, nuk i ka filluar ende punimet për shkak të frikës së koncernit nëse dhe sa është valide kontrata me Qeverinë në detyrë, zëdhënësja e Kompanisë “Bechtel & Enka”, Ela Ruçi, ka thënë se këto informata nuk janë të vërteta .

Sipas saj, që nga data 1 korrik kur është nënshkruar kontrata, ka nisur puna menjëherë edhe për përgatitjen e ceremonisë zyrtare.

“Në këto momente jemi duke bërë mobilizime dhe matje pasi është një projekt i standardeve ndërkombëtare dhe se puna ka nisur. Ekspertët e huaj dhe shqiptarë si dhe mjetet janë duke u mobilizuar. Matjet gjeologjike janë duke u bërë. Është kjo një punë e tërë edhe këto shkrime janë një keqkuptim me mirëdashje.

Unë nuk do të merrem me asgjë që thuhet. Unë jam në punë siç janë dhe shumë veta të tjerë, puna ka filluar dhe asnjë nga thashethemet që qarkullojnë ne media nuk janë të vërteta dhe për ne janë të papranueshme”, ka thënë Ruçi. (RTK)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)