28 Mars 2024

“Airbus” regjistron një rritje me 50 për qind për gjashtëmujorin e parë

Paris, 31 korrik - Kompania “Airbus” regjistron për gjashtëmujorin e parë një rritje të të ardhurave me 50 për qind, 1,14 miliardë euro janë të ardhurat vetëm nga aktiviteti i degës kryesor të “Airbus”, por kompania evropiane konfirmon të njëjtat parashikime edhe për pjesë

Marrëveshjet tregtare rriten me gjashtë përqind, në 27,2 miliardë euro, krysisht falë aktivitetit të avionëve tregtarë “Airbus” dhe “Airbus Helicopters”, ndërkohë që marrëveshjet e “Airbus Defence and Space” kanë mbajtur stabël.

“Kërkesa për produktet e kompanisë mbetet e kënaqshme, sikurse e tregoi edhe salloni i aeronautikës në Farnborough (në Britani të Madhe) ku “Airbus” regjistroi rreth 496 porosi dhe angazhime të tjera të avionëve”, thuhet në një komunikatë të kompanisë.

Të ardhurat e gjeneruara nga porositë arrijnë në 27,7 miliardë euro, ndërsa vlera totale që vjen nga këto porosi, sipas çmimeve në katalog, arrin në 677,4 miliardë euro në 30 korrik 2014, kundrejt 680 miliardë që ishte në fund të vitit 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)