29 Mars 2024

Ahmeti: Komuna po menaxhon mirë situatën

Prishtinë, 23 korrik - Gjatë orëve së fundit në Prishtinë dhe rrethinë pati rreshje të dendura. Aktualisht Komuna e Prishtinës informon se ndërmarrjet publike komunale \"Pastrimi\" dhe \"Hortikultura\" si dhe të gjitha kompanitë e pastrimit, zjarrfikësit dhe Ujesjellesi janë në gatishmëri, dhe po ndërhyjnë aty ku ka nevojë.

Deri më tani Qendra e Thirrjeve ka pranuar me shume se 100 thirrje nga qytetaret dhe institucionet e ndryshme.

Më poshtë vetëm disa nga intervenimet:

Ne rrugën UÇK është bërë zhbllokimi i pusetave, largimi i drunjve nga rruga dhe është lajmëruar kompania përgjegjëse per semaforë e cila tashmë është duke e bërë rregullimin.

Në rrugen Agim Ramadani është bërë zhbllokimi i pusetave, largimi i drunjve nga rruga si dhe largimi i një veture e cila e ka goditur nje lis.

Në Qytezen Pejton, dhe rrugën Fehmi Agani është bere zhbllokimi i pusetave dhe largimi i drunjve nga rruga.

Deri më tani nga ekipet e Ujësjellesit në terren janë bërë mbi 40 ndërhyrje në zhbllokimin e pusetave duke përfshirë lagjen Bregu i Diellit, Dardania, rruga B, lagja e Spitalit, dhe në objektin e QKUK-se. Po ashtu është intervenuar prapa objektit të Rektoratit duke larguar ujin në mënyrë që të shpëtohet dëmtimi i arkives që gjendet brenda në objekt.

Është intervenuar në Ministrinë e Punёve tё Brendshme, Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Ministrinë e Kultures, dhe Ministrinë e Arsimit për të larguar ujin që ka depërtuar nё brendësi te objekteve.

Ekipi i zjarrfikësve kanë ndërhyrë në lagjen Tophane, në bankën ProCredit në rrugën B, në lagjen Lakrishte për thithjen e ujit dhe në lagjen Pejton ndërhyrje në kabllo të rrymes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)