26 Prill 2024

PTK humb rreth 12 milionë euro

Prishtinë, 23 korrik - ​Tetë vjet pas mbylljes së Bankës Kreditore të Prishtinës (BKP), Postë Telekomi i Kosovës nuk ka arritur t’i arkëtojë plotë 11 milionë e 873 mijë euro para të veta.
 
Në një dokument të cilin e ka siguruar gazeta Tribuna, shihet se PTK kishte depozituar në këtë bankë 12 milionë e 600 mijë euro, përderisa në llogarinë rrjedhëse të kësaj banke kishte 2 milionë e 837 mijë euro. Në total i bie se PTK në kohën e mbylljes së kësaj banke kishte 15 milionë 437 mijë euro.

Që nga ajo kohë PTK-së i janë kthyer vetëm 3 milionë e 564 mijë euro, me ç’rast menaxhmenti i PTK-së pjesën tjetër të mbetur të parave në vlerë prej 11 milionë e 873 mijë euro e ka shpallur si të humbur.(Tribuna)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)