29 Mars 2024

Clinton në avantazh të lartë përballë Trump

Washington, 25 tetor - Gjatë fundjavës vazhdoi fushata e nxehtë presidenciale amerikane me takime në Karolinën e Veriut dhe në Florida, ku të dyja kampet sulmuan kundërshtarin politik si të papërshtatshëm për detyrën e lartë të presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, një anketim i djeshëm tregon se zonja Clinton ka zgjeruar avantazhin ndaj zotit Trump gjatë këtij muaji. Anketimi i ri “ABC News” tregon se ajo udhëheq me 50% përballë 38% të kandidatit republikan.

Zoti Trump ka ngritur shpesh dyshime për vlefshmërinë e anketimeve. Dje, ai e përmendi sërish këtë gjë si një provë se sistemi politik është i manipuluar.

Sipas anketimit të “ABC News”, zonja Clinton gëzon një avantazh prej 20% në radhët e votueseve gra, një avantazh që bëhet edhe më i madh ndër gratë me diplomë universitare. Për herë të parë, anketimi i “ABC News” tregon se edhe votuesit burra e mbështesin atë më shumë, me 44% përballë 41% të mbështetësve të kandidatit republikan. Zoti Trump vazhdon të kryesojë ndër votuesit e bardhë, të cilët janë ende shumica e votuesve amerikanë, megjithë rënien graduale. Ndërsa, jo të bardhët mbështesin me një shumicë dërrmuese prej 68% zonjën Clinton dhe vetëm 14% mbështesin zotin Trump.

Rënia e thellë e zotit Trump në anketime dhe madje në shtete kyçe amerikane që do të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve, filloi rreth dy javë më parë kur u botua një regjistrim i vitit 2005 ku zoti Trump dëgjohej të ofendonte gratë. Kandidati republikan kërkoi ndjesë dhe i quajti ato batuta mes meshkujsh, si dhe mohoi të ketë ngacmuar seksualisht gratë.

Por që nga ajo ditë, 11 gra kanë përshkruar ndodhi të ndryshme të shtrira në disa dekada, kur ai i ka ngacmuar. Zoti Trump i ka deklaruar “sajesa” të gjitha këto rrëfime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)