19 Prill 2024

Ambasadorja Elvana Shala po qëndron në Stamboll

Stamboll, 25 tetor - Ambasadorja e Vullnetit te Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala po qëndron në Stamboll me ftesë të Ministrisë për Politika Sociale dhe Familjare  të Turqisë ku po do të marrë pjesë në Konferencën për punësimin e personave me nevoja të  vecanta në vendet antare të  Organizates për Bashkepunim Islamic.

Konferenca dy ditore e cila nisë punimet nesër dhe në të cilen po marrin pjesë krerë dhe përfaqësues të institucioneve të larta shtetrore te Turqisë, do të diskutoj mbi ngritjen e vetëdijes dhe mundësinë e punësimit të personave me nevoja të vecanta, konventen e OKB-së për të drejtat e personave me nevoja të vecanta, strukturen e përgjithshme të saj dhe përspektiven e punësimit, situatën aktuale dhe sfidat e personave me nevoja të vecanta në tregun e punës etj.

Ambasadorja Shala në këtë konferencë do të flas konkretisht për sfidat dhe vështirësitë që hasin personat me nevoja të vecanta në tregun e punës në Kosovë si dhe do të jap rekomandimet e saj, per ngritjen e vetëdijes  së institucioneve shtetrore në uljen e shkallës së papunësisë së këtyre personave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)