29 Mars 2024

Hoxhaj takon homologët e shteteve njohëse

New York, 24 Shtator - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar me takime në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, ku në fokus ka pasur shtetet me gjeografi të ndryshme globale nga Evropa në Afrikë të cilat e kanë njohur Kosovën.

 

Qëllimi i takimeve ka qenë që të iniciohet një etapë e re e marrëdhënieve me këto vende të cilët e kanë njohur Kosovën por që kanë mundësi dhe interes edhe për fusha të tjera të bashkëpunimit.


Në takimet me homologët nga vendet si Senegali, Lesoto, Malta, Kuvajti, Gana dhe Emiratet,

Hoxhaj ka ngritur nevojën për ta ndihmuar Kosovën në procesin e njohjeve, anëtarësimit në organizata dhe në forcimin e lidhjeve bilaterale.

 

“Tashmë jo vetëm procesi i njohjeve të reja është prioritet për shtetin e ri të Kosovës. Por që si me këto vende që kanë njohur të zhvillojmë edhe më tej marrëdhënie dhe që ta ndihmojnë Kosovën në procesin e konsolidimit ndërkombëtar dhe shtrirje së sovranitetit të Kosovës. Kam besim në përkrahjen e miqve kudo në botë” ka thënë Hoxhaj.

 

Në takime të përbashkëta, Hoxhaj me Kryeministrin Isa Mustafa, kanë takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry, si dhe takime të tjera me përfaqësues të Ligës Arabe, Omanit dhe vendeve tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)