29 Mars 2024

Hillary Clinton nominohet për Presidente

Washington, 27 korrik - Ish-sekretarja amerikane e shtetit, demokratja Hillary Clinton është bërë gruaja e parë në historinë e SHBA-ve që është nominuar për Presidente nga ndonjë prej partive në këtë vend. Ish-Sekretarja e Shtetit e arriti këtë pasi u numëruan të gjitha votat e delegatëve të 50 shteteve në Konventën e Demokratëve.

Në shenjë uniteti, ish-rivali i saj brenda partisë, Senatori Bernie Sanders, pasi u dëgjuan votat e 2382 delegatëve mori mikrofonin dhe kërkoi që të pezulloheshin procedurat e mëtejshme duke e deklaruar ish-Zonjën e Parë si të nominuarën e demokratëve.

“Hillary do të na bëjë ne më të fortë së bashku. Ju e dini këtë sepse ajo e kaloi gjithë jetën duke e bërë këtë. Shpresoj se ju do ta zgjedhni atë”, tha Bill Clinton, në fjalimin e tij sot herët në mëngjes në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike në Filadelfia.

Nominimi i Hillary Clinton u bë pas një dite me tensione në konventën e demokratëve, ku mbështetësit e Sanders e vësrshëllyen ish-Secretarial, ndërsa kërkuan që i preferuari i tyre të jetë i nominuari i demorkatëve.

Konventa i filloi punimet mes një skandali që detyroi kryetaren e partisë të jepte dorëheqjen si dhe në akuza për përfshirje të shërbimeve sekrete ruse në vjedhjen e email-eve të partisë që u bënë publike nga Wikileaks.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)