28 Mars 2024

SHBA, i jep fund stërvitjes së forcave opozitare siriane

Washington, 10 tetor - Administrata Obama do të njoftojë sot ndryshime në programin e Pentagonit për stërvitjen e forcave opozitare siriane, siç bën të ditur Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter. Shefi i Pentagonit tha se Shtetet e Bashkuara duan të përqëndrohen më shumë në punën me forcat kurde dhe forca të tjera në Siri.

Zoti Carter nuk dha hollësi të tjera në një konferencë shtypi në Londër, por sipas një artikulli të gazetës New York Times, Shtetet e Bashkuara do të mbyllin zyrtarisht një program prej 500 milionë dollarësh për stërvitjen e kryengritësve sirianë, të cilët luftojnë kundër Shtetit Islamik.

Zoti Carter u shpreh se rezultatet nga programi nuk kanë qenë të kënaqshme, prandaj Pentagoni po analizon një numër nismash të tjera.

Gazeta New York Times citon një zyrtar të lartë të Pentagonit sipas të cilit nuk do të ketë më përpjekje për rekrutim të të ashtu-quajturve kryengritës të moderuar sirianë për programe stërvitore në Jordani, Katar, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara.

Zyrtari i paidentifikuar thotë se ka plane për ngritjen e disa qendrave stërvitore në Turqi ku do të trajnoheshin kryesisht udhëheqës të grupeve opozitare për manovra operacionale.

Sekretari i Mbrojtjes Carter tha sot se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të mbështetur forca opozitare që janë të dedikuara ndaj përpjekjeve për të rimarrë territoret e zaptuara nga Shteti Islamik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)