19 Prill 2024

Britania e Franca forcojnë bashkëpunimin në sigurimin e kufirit

Paris, 31 korrik - Britania dhe Franca do të forcojnë bashkëpunimin e mëtejshëm të sigurimit të kufirit, që të bllokojnë emigrantët e paligjshëm të hyjnë në Britani nëpërmjet tunelit nëndetar, njoftoi të enjten zyra e kryeministrit britanik.

Së fundi shumë emigrantë të paligjshëm janë mbledhur në qytetin Calais në veri të Francës në përpjekje për të hyrë në Britani nëpërmjet tunelit nëndetar.

Për momentin lëvizja në tunel është ndërprerë dhe shumë njerëz nuk mund të lëvizin si zakonisht.

Për këtë qëllim Britania dhe Franca do të bashkëpunojnë duke marrë masa më të rrepta për të kontrolluar kufirin.

Kryeministri britanik David Cameron tha për mediat se Britania nuk është \"parajsa e sigurtë\" e emigrantëve të paligjshëm dhe se do t\'i përjashtojë ata.

Që nga viti i kaluar, numri i emigrantëve të paligjshëm që përpiqen të hyjnë në tunelin nëndetar midis Britanisë dhe Francës ka arritur 39 mijë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)