28 Mars 2024

Daçiq: Ndarja e Kosovës është zgjidhje ideale

Beograd, 30 maj - Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq, ka thënë se idesë së autonomisë së Kosovës, të propozuar nga presidenti serb Tomislav Nikolliq, i ka ikur koha.

Ai ka thënë se kosovarët nuk do ta pranonin një gjë të tillë, ashtu sikur serbët nuk do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.

Daçiq mendon se Serbisë nuk do t’i kërkohet ta njohë pavarësinë e Kosovës si kusht për integrim në BE, pasi, sipas tij, as BE-ja nuk mban një qëndrim karshi shtetësisë kosovare.

“Për momentin, askush në Bruksel nuk e di se çfarë do të përmbajë marrëveshja. Mirëpo, është e vërtetë se neve do të na kërkohet të nënshkruajmë një marrëveshje ligjore me Prishtinën”, ka thënë ai për gazetën “Vecernje Novosti”, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij, zgjidhja ideale e çështjes së Kosovës do të ishte ndarja e saj. Kosova do të merrte territorin në jug të lumit Ibër, kurse Serbisë t’i dorëzohej veriu.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)