28 Mars 2024

Daul: LDK-së i duhet një lidership i fortë

Bruksel, 30 maj - Në prag të zgjedhjeve të brendshme që do të mbahen nesër, Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar nnjë videomesazh nga kryetari i Partive Popullore të Evropës (EPP), Joseph Daul.

Daul ka thënë se çmon garën e brendshme të partisë, ndërsa ka folur edhe për historinë e LDK-së.

Ai u ka urrar suksese delegatëve në garë, duke thënë se u duhet një parti e bashkuar nën lidership të fortë.

\"Sot ju keni zgjedhjen në mes të disa kandidatëve, e cila tregon nivelin e debatit demokratik në parti\", ka shtuar Daul.

Lexojeni të plotë letrën e Joseph Daul:

I dashur President Mustafa

Të nderuar miq të LDK-së,

Është kënaqësi për mua të ju dërgoj këtë mesazh mbështetje për Kongresin e juaj te 8, këtu në Prishtinë.

Sot do të zgjedhni Presidentin e juaj te ri, personi i cili do të çojë partine e juaj nëpër kohë të vështira qe po kalon sot vendi i juaj dhe i gjithë rajoni.
Cilado qoftë zgjedhja juaj, unë jam i bindur se Presidenti i ri do të jetë i aftë sepse ju gjithmonë dini të zgjidhni mirë.

Mendoj veçanërisht per presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, lider i partisë suaj, që nga themelimi i saj në \'89 dhe Presidenti i Kosovës para pavarësisë.

Ishit nën presidencën e tij kur LDK-ja organizoi rezistencën paqësore të shqiptarëve të Kosovës kundër regjimit të Millosheviqit, e cila lejoi atë për të marrë mbështetjen e të gjitha forcave demokratike dhe ai personalisht fitoi pseudonimin \"Gandi i Ballkanit \"dhe disa mirënjohje , duke përfshirë edhe Çmimin Saharov të Parlamentit Evropian më 1998.

Pas shuarjes së tij, ju keni zgjedhur, Fatmir Sejdiun, për të pasuar atë dhe i cili gjithashtu mori Presidencën e Kosovës. Ishte nën udhëheqjen e tij kur Kosova formalizoj pavarësinë e saj.

Së fundi, i dashur Isa, ishte radha juaj për të marrë, në vitin 2010, besimin e anëtarëve të partisë tuaj. Që nga atëherë LDK-ja ka qenë në gjendje të bëjë një opozitë konstruktive ndaj qeverisë Thaçi. Dhe ishte nën presidencën e juaj që partia e ka pranuar në vitin 2012 statusin e anëtarit vëzhgues të PPE, duke hyrë në familjen tonë të madhe politike, një hap ky me rëndësi të madhe për LDK-në.

Dhe tani, pas zgjedhjeve të 2014, ju jeni në Qeveri. Me siguri ju keni përjetuar negociatat te komplikuara dhe unë e di se të gjithë nuk ndajnë të njëjtin entuziazëm për këtë qeveri, por ju duhet te merreni përgjegjësitë tuaja, duke përfshirë arsyen e fortë aq më tepër në kushte të vështira, për të mirën e vendit tuaj.

I dashur Isa,

Në këto pak muaj si kryeministër, ju keni treguar seriozitet dhe përgjegjësi ashtu sikurse kur keni qenë lider i opozitës. Qeveria juaj ka qenë në gjendje të marrë vendime të rëndësishme për të mirën e vendit, larg zhurmes popullsitë e që për ne në EPP, është shumë e rëndësishme.

Të nderuar anëtarë të Kongresit,

Përsëri, ju jeni duke kërkuar për të demonstruar vizionin dhe urtësinë.

Sepse Kosova, si vendet e tjera të Ballkanit, kanë përjetuar një kohë shumë të vështirë. Ngjarjet e fundit në IRJM tregojnë brishtësinë e paqes dhe stabilitetit për të cilën ju keni punuar aq shumë. Reformat nuk duhet të ndalen, por të kundërtën. Reformat ekonomike, por edhe ato që do të sigurojë respektimin e plotë të sundimit të ligjit, pavarësinë e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit.

Kështu që, ju duhet një parti e bashkuar nën lidership të fortë. Sot ju keni zgjedhjen në mes të disa kandidatëve, e cila tregon nivelin e debatit demokratik në parti.

Kjo është shumë e rëndësishme për PPE kështu që, të gjithë kandidatëve ju unë uroj shumë suksese.
Dhe ju uroj të gjithëve diskutime të frytshme!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)