18 Prill 2024

Kroacia do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Kosovës

Zagreb, 26 mars - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli  dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u pritën  në Zagreb nga Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitaroviq.

Gjatë takimit të përbashkët të ministrit Demolli dhe Presidentes Grabar- Kitaroviq u konfirmuan edhe një herë marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet të dyja shteteve si dhe dëshira e dyanshme për zgjerimin e bashkëpunimit të suksesshëm në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Ministri Haki Demolli e ka falënderuar Presidenten Grabar- Kitaroviq për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme që shteti i Kroacisë  ka dhënë  Forcës së Sigurisë dhe shtetit të Kosovës, si dhe ka potencuar një varg rezultatesh konkrete nga ky bashkëpunim, sidomos në fushën e trajnimeve dhe shkollimeve ushtarake.

Nga ana e saj, Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka ritheksuar se Republika e Kroacisë do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Kosovës në rrugën e saj dhe në aspiratën e saj për integrime Euro-Atlantike, si dhe për proceset e ardhshme të reformave.

Gjithashtu, gjatë takimit u bisedua për potencialet e bashkëpunimit në industrinë ushtarake , për të cilën u konfirmua që nënkuptohen sikurse për ekspozita e ardhshme ushtarake dhe hapësirës ajrore të Adriatikut(ASAD 2015), në Split, të cilën pala kosovare ka për qëllim ta vizitoi.

Kjo ishte vizita e parë zyrtare  në shtetin e Kroacisë e  ministrit Demolli dhe gjeneral Ramës prej që Ministri dhe Komandanti kanë marrë detyrat për të drejtuar Ministrinë, përkatësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)