23 Prill 2024

Koalicioni kundër ISIS-it takohet në Londër

Prishtinë, 23 janar - Sekretari amerikan i shtetit John Kerry dhe sekretari i jashtëm britanik Philip Hammond janë mikpritësit e një takimi në Londër për të diskutuar përparimin dhe strategjitë e koalicionit ndërkombëtar, që punon për të mposhtur grupin e njohur si Shtetit islamik.

Zyrtarë të lartë të departamentit amerikan të shtetit thanë se mbi 20 anëtarë të koalicionit marrin pjesë në diskutime, përfshirë ministrin e jashtëm francez, Laurent Fabius dhe kryeministrin e Irakut Haider al-Abadi.

Ministrat qenë takuar në dhjetor me ç’rast kishin hartuar një plan pesë pikësh që përfshinte ngritjen e forcave irakiane, pengimin e përfshirjes së luftëtarëve të huaj, prerjen e rrugëve të financimit të militantëve, kundërvënien ndaj ideologjisë së tyre dhe trajtimin e nevojave humanitare.

Zyrtarët thanë se sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë ndalur vrullin e militantëve, duke vrarë mijëra luftëtarë dhe duke i detyruar ata që të vihen në pozita mbrojtëse.

Faza tjetër, siç thuhet, do të jetë e përqendruar në forcat irakiane, veçanërisht në një përpjekje prej 1.6 miliardë dollarësh për të trajnuar dhe pajisur 12 brigada të reja irakiane.

Çështja është me përparësi për zotin Abadi, i cili i tha agjencisë së lajmeve Associated Press para takimit, se trupat e tij kanë nevojë për më shumë trajnim dhe armatime dhe se fitorja nuk mund të arrihet pa angazhimin e trupave tokësore.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të shtetit tha se çështja e luftëtarëve të huaj do të jetë ndër temat kryesore të bisedimeve, përfshirë vendet prej nga udhëtojnë luftëtarët dhe vendet që i shfrytëzojnë si rrugë kalimtare për t’ju bashkuar militantëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)