28 Mars 2024

Asnjë shtet i Ballkanit nuk hyn në BE për 5 vitet e ardhshme

Bruksel, 31 tetor - Parlamentari evropian dhe kryetari i Delegacionit të Europarlamentit për marrëdhënie me BeH-në dhe Kosovën, Tonino Picula, deklaroi se në pesë vitet e ardhshme asnjë shtet i Ballkanit Perëndimor nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian.

Lidhur me Bosnjen, Picula tha se BE-ja do të hyjë në bisedime vetëm me personat që drejtojnë institucione me përgjegjshmëri të lartë dhe jo me politikanët.

\"Negociatat e deritanishme me gjashtëshen, shtatëshen u treguan të padobishme dhe negociatat ktheheshin në institucione\", tha Picula.

Picula shtoi se nëse klasat politike në Bosnje, Kosovë, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe në Maqedoni nuk plotësojnë arritjet, atëherë duhet ndërrim pushtetesh dhe që këto pushtete t’ju përshtaten politikave të BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)