29 Mars 2024

KE dërgon ministrat kosovarë me makinë në Beograd

Beograd, 23 tetor - Dy ministrat kosovarë, ai i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe ai i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, mbërritën dje në Beograd, ku do të mbahet një takim me qëllim bashkëpunimin rajonal.

Mediet serbe raportojnë se dy ministrat udhëtuan me automjetet e Komisionit Evropian, të cilat kishin dalë në Merdar për t’i pritur.

Ministrat kosovarë do të marrin pjesë në konferencën rajonale të ministrave të Jashtëm, ministrave të  Ekonomisë dhe Financave të vendeve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, ku marrin pjesë edhe ministrat shqiptarë Ditmir Bushati dhe Arben Ahmetaj.

Ky takim rajonal është vazhdimësi e mbledhjes së organizuar në nivel kryeministrash nga kancelarja gjermane Angela Merkel, në Berlin

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)