26 Prill 2024

Daçiç: Serbia meriton kritika për organizimin e ndeshjes

Beograd, 19 tetor - Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, duke komentuar deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, sipas të cilit “Shqipëria është një model frymëzimi për të ardhmen”, deklaroi se “nuk mendoj që Shqipëria e Madhe është modeli i së ardhmes së rajonit”.

Daçiç pranoi se Serbia meriton kritika për gabime në organizimin e ndeshjes së futbollit Serbi - Shqipëri, por Shqipëria e meriton dënimin më të fortë, për provokimin me \"Shqipërinë e Madhe\".

\"Kjo mund të jetë dëshira e politikanëve “shqiptaro- mëdhenj”, por për BE, SHBA dhe të gjitha vendet e rajonit është rrezik për destabilizimin dhe për konflikte të reja në Ballkan\", tha Daçiç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)