19 Prill 2024

Braçe: Serbia ka frikë nga struktura kriminale që e ka krijuar vetë

Tiranë, 19 tetor - Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar ndaj rrethimi të Ambasadës Shqiptare në Beograd. Sipas ij serbët kanë frikë nga gangsterët e tyre. Ai thotë se shteti serb nuk i kontrollon dot.

“Ata ju imponohen shtetit! Në anë tjetër; e duan një ngjarje pranë Ambasadës sonë, duan një shkak për të na thënë: E shihni, s’ka siguri për ju në Beograd! Por përse kanë frikë serbët? Prej të martës është shumë e qartë dhe përgjigja”, tha Braçe.

Ai thotë se në Serbi ekziston një strukturë valide. “E kanë ushqyer, e kanë rritur, e kanë fuqizuar, e kanë vënë të vrasë në luftëra, por e kanë vënë të vrasë edhe mes tyre, e kanë mbrojtur, janë në borxh tek ajo.\"

\"Tani ju ka dalë jashtë kontrollit! Kur Serbia zyrtare flet për destabilitet e ka shumë të qartë që nuk do të sulmohet nga Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s. Jo! Serbia zyrtare ka frikë se do të sulmohet nga kjo strukturë kriminale që e ka krijuar vetë, por që nuk kupton dot politikisht, madje as kur politiken ua shpjegon vetë Serbia zyrtare.\"

\"Ata mendojnë vetëm kriminalisht! Kjo është frika e Nikoliç, Vuçiç, Daçiç, dhe çdokujt në Serbinë zyrtare sot!”, tha Braçe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)