25 Prill 2024

Franca kryen sulmin e parë ajror në Irak

Bagdad, 19 shtator - Të premtën, Franca ka bërë sulmin e parë ajror ndaj militantëve të Shtetit Islamik në Irak.

Pas më shumë se një dekade, kur Parisi, ka refuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2003, për të sulmuar Irakun, tani Franca është bërë shteti i parë që i ka thënë ‘Po’ SHBA-së, për tu bashkuar në fushatën e sulmeve ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik.

“Këtë mëngjes në ora 09:40, aeroplanët Francez kanë bërë sulmin e parë në një depo logjistike të terroristëve të IS”, ka njoftuar Presidenti francez, Francois Hollande.

Ministria e Mbrojtjës së Francës, ka thënë se kanë lëshuar bomba në zonën e Mosul’it, ku kanë arritur që të shkatërrojnë municione të militantëve të IS.

Në anën tjetër sulmet ajrore amerikane kanë vepruar deri në 170 herë, nga 8 gushti, kur Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar që të ndërtojë një koalicion të gjërë ndërkombëtarë për të sulmuar militantët e IS.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)