18 Prill 2024

Grupet separatiste të Ukrainës kërkojnë “Status Special”

Kiev, 2 shtator - Grupet separatiste të Ukrainës deklaruan se nëse i garantohet atyre një “Status Special”, janë të gatshëm të mbesin përsëri pjesë e territorit të Ukrainës.

Agjencia Reuters e lajmeve njoftoi se grupet separatiste të Ukrainës këtë qëndrim të tyre e deklaruan ditën e hënë në mbledhjen përgatitore në prag të takimit të negociatave për paqe i cili pritet të zhvillohet kësaj jave në Minsk të Bellarusisë.

Përfaqësuesit e grupeve separatiste të Ukrainës pjesëmarrës në takimin e të ashtuquajturit “Grupi i Kontaktit”, deklaruan se kushti më i rëndësishëm i tyre në bisedimet për paqe është dhënia fund e sulmeve të ushtrisë së Ukrainës kundër rajoneve që kontrollohen nga ata.

Në fund të kësaj mbledhje nuk u publikuan detaje në lidhje me bisedimet që janë zhvilluar gjatë saj, por mësohet se të dyja palët janë zotuar për vazhdimin e negociatave.

Grupet separatiste të Ukrainës këto kërkesa i kanë paraqitur në kohën kur ushtria e Ukrainës kohëve të fundit është përballur me ndryshime të rëndësishme në frontin e luftime të cilat janë në dëm të saj.

Autoritetet e Kievit theksojnë se shkaku i këtyre ndryshimeve është pjesëmarrja e të paktën 1600 pjesëtarëve të ushtrisë ruse në këtë konflikt të cilët ndihmojnë grupet separatiste. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)