19 Prill 2024

Cecilia Malmstrom sërish komisionere

Bruksel, 31 korrik -  Komisionerja për punët e brendshme në BE, Cecilia Malmström për herë të dytë ka marr këtë mandat. “E gëzuar dhe e nderuar që jam emëruar si Komisionere për një mandat të dytë”, shkruan ajo në rrjetin social Twitter.

Ndryshe, kohë më parë, Malmstrom në përgjigjen e saj pati tërheq vërejtjen Kosovës se procesi i vizave bazohet në merita e jo, siç shprehet ajo, në afate e korniza kohore.

“Komisioni Evropian ka qenë gjithmonë i qartë në lidhje me këtë dhe asnjëherë nuk kemi dhënë shpresa të kota. Kosova duhet t’i plotësojë të gjitha kushtet që dalin nga udhërrëfyesi dhe duhet të demonstrojë se në momentin kur të hiqen vizat, nuk do ekzistojë më rreziku nga migrimi apo ndonjë rrezik që ka të bëjë me siguri. Vetëm kur të ndodhin këto, Komisioni Evropian do rekomandojë heqjen e vizave për Kosovën”, është përgjigjur Malmstrom.

Anna Cecilia Malmström është suedeze dhe tashmë ka 46 vjet. Përveç shumë posteve të tjera të rëndësishme në karrierën e saj si politikane ajo ka qenë edhe ministre e Punëve të Jashtme të Suedisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)