28 Mars 2024

Vikendit do të mbajë mot me diell

Prishtinë, 23 korrik - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet  31-33 gradë Celsius.

Gjatë natës së dieles  në pjesen veriore të vendit pritet të vijnë reshjet e shiut  të cilat do të vazhdojnë gjatë tri ditëve të para të javës së ardhshme.

Temperaturat maksimale do të pësojnë ulje të lehta dersa minimalet do ti ruajnë këto vlera të ditëve të fundit. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)