28 Mars 2024

Tension stabil dhe pamje më e bukur pas rinovimit të rrjetit elektrik në Pejë

Pejë, 27 qershor - Konsumatorët e lagjeve të mëdha të Pejës, “Instituti II” dhe “Xhemajl Kada”, kanë përfituar tension stabil nga investimet e KEDS-it në rrjetin elektrik.

Sipas kësaj kompanie në këto dy lagje është investuar në trafo të reja, shtylla të tensionit të ulët, kabllo nëntokësorë dhe vetmbajtës ABC.

Përveç stabilizimit të tensionit këto projekte kanë sjellur edhe ulje të humbjeve në rrjet, përimirësimin e cilësisë së rrjetit si dhe furnizim me tension kualitativ dhe energji stabile.

Për banorët e këtyre lagjeve puan e KEDS-it ka rendësi jetike.

 “Edhe pse në fillim kemi menduar se gjithçka po nis vetëm sa për të nisur, sikur që jemi më suar në Kosovën tonë, puna që KEDS ka bërë na ka bindur se mund të ndodhin gjëra të mira edhe tek ne”, tha Fatlum Devolli.
 
Sipas tij përveq përfitimeve praktike këto projekte kanë sjellur edhe përfitime vizive.

“Lirishit mund të themi se vënia e shtyllave të reja i kanë dhënë një pamje dhe organizim krejt tjetër lagjeve këtu”, tha Devolli.

Sa i përket humbjeve teknike KEDS thotë se në këto dy lagje humbjet janë zvogëluar nga 50%  në rreth 12%, ndërsa rëniet e tensionit janë zvogëluar drastikisht.

Janë mbi 300 konsumatorë familjarë dhe mbi 100 komercialë që kanë përfituar nga këto rinovime të rrjetit elektrik në Pejë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)