28 Mars 2024

KEDS pjesë e ‘One stop shop’ për lejet ndërtimore

Prishtinë, 28 prill - KEDS, Komuna e Prishtinës dhe KUR Prishtina kanë nënshkruar të enjten marrëveshjen për krijimin dhe menaxhimin e një zyre të vetme shërbyese për aplikimin e nevojshëm për pëlqimet me rastin e lëshimit të Lejeve Ndërtimore pranë Komunës së Prishtinës.

Nënshkrimi është bërë në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor si përkujdesëse kryesore e respektimit të Ligjit për Ndërtim.

Marrëveshja parasheh hapjen e të ashtuquajturës ‘One stop shop’, e cila do të funksionojë si një zyre e vetme në kuadër të Komunë së Prishtinës.

Aty, secili i interesuar do të aplikojë njëherësh për të gjitha pëlqimet që nevojiten për lëshim të lejeve ndërtimore.

“Rasti i sotëm tregon se ne jemi të gatshëm të veprojmë aty ku e kërkon nevoja për t’u shërbyer qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës sa më mirë dhe në mënyrë sa më efikase”, tha pas nënshkrimit të marrëveshjes Drejtori i Përgjithshëm i KEDS-it, z. George Karagutoff.

Krijimi i zyrës së tillë në Komunën e Prishtinës është i bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare me mbështetje të USAID-it. Ky është pilot projekt dhe parashihet të shtrihet shumë shpejt edhe në komunat tjera anekënd Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)