25 Prill 2024

Kryetari Selmanaj i kënaqur me investimet e KEDS-it në Deçan

Deçan, 28 prill - Të shumta janë projektet investive që Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS ka shtrirë edhe në rajonin e komunës së Deçanit.

Në këtë kuadër viti 2015 dhe fillimviti 2016 për këtë komunë ishin të kënaqshme sa i përket investimeve që KEDS ka sjellë në këto anë, e të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejt me stabilizimin dhe ngritjen e cilësisë së furnizimit me energji.
Rasim Selmanaj – Kryetar i Deçanit, deklaron se bashkëpunimi me KEDS-in ishte dhe mbetet deri në këtë fazë shumë korrekt nga të dyja palët.

“KEDS ka pasur mirëkuptimin ndaj kërkesave dhe nevoja që ka kjo zonë. Ka sjellë investime në rrjet dhe në trafo cilësore për fshatra dhe për pjesë tjera në qytet”, thotë numri një i Deçanit.

Selmanaj tregon edhe zonat ku KEDS-i ka investuar, e të cilat duke pasur parasysh edhe nevojën emergjente dhe vjetërsinë e rrjetit, kanë qenë prioritet edhe për komunën dhe banorët.

“Dislokimi i rrjetit elektrik nga ajror në tokësor në rrugët ‘Luan Haradinaj’,dhe ‘Dëshmorët e kombit’, pastaj dislokimi e vendosja e Trafove në Prejlep respektivisht dhe në rrugën ‘Elez gecaj-Maxhun Berisha’, ishin disa nga investimet serioze që KEDS ka kryer”, shton Selmanaj.

Bashkëpunimi i KEDS-it me institucionet komunale të Deçanit ka qenë në nivel tw duhur dhe kryesisht ka shkuar nëpërmjet Drejtoratit për urbanizëm të kësaj komune.
Sipas kryetarit Selmanaj thotë se një bashkëpunim i tillë pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen me një projekt edhe më të madh që kjo kompani do ta shtrijë në këto anë.

“Shumë shpejt nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS do të fillojw riparimi në tërësi i rrjetit elektrik në fshatin Strellc të Epërm dhe kjo është një nga projektet mëse të nevojshme për ekonomitë familjare atje, për çka komuna do të mbetet e gatshme të bashkëpunojë me operatorët për çfarëdo që është e nevojshme në mënyrë që projekti të realizohet sa më shpejtë”, përfundon Rasim Selmanaj.

Kërkesat dhe nevojat e banorëve të Deçanit në riparim të rrjetit për furnizim stabil me energji elektrike mbeten imediate për banorët e rajonit të Deçanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)