19 Prill 2024

Diskutohen politikat e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE

Prishtinë, 26 prill - Balkan Green Foundation, në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe Rockefeller Brothers Fund organizon konferencën kajonale, për politikat e qëndrueshme të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në Bashkim Evropian.

Konferenca do të trajtojë çështjet e energjisë, ndryshimet klimatike dhe politikat mjedisore në kontekstin e Ballkanit Perëndimor.

Fokusi i veçantë i është dhënë strategjive kombëtare për energji dhe ndryshimet klimatike, objektivave dhe detyrimet në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, dhe potencialit për liberalizimin e tregut të energjisë.

 Zyrtarë të çështjeve Mjedisore dhe të Zhvillimit Ekonomik do të paraqesin angazhimet e tyre për temat e lartpërmendura, veçanërisht në lidhje me marrëveshjen e Parisit.

Përveç kësaj, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe institucionet e tjera të BE-së do të adresojnë të arriturat dhe çfarë rruge duhet ndërmarrë çdo shtet drejt një politike të qëndrueshme të energjisë.

Përfaqësues të nivelit të lartë të Agjencive që punojnë për Efiçiencë të Energjisë dhe Energjisë së pastër, Sekretariatit të Traktatit të Komunitetit të Energjisë , dhe Institucioneve Ndërkombëtare Financiare, do të nxjerrin në pah objektivat, angazhimet, të arriturat dhe mjetet e përbashkëta të financimit të projekteve të mjedisore në gjithë rajonin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)