25 Prill 2024

Agani e Maxhuni flasin për zbatimin e Udhëzimit Administrativ për gjoba

Prishtinë, 10 shkurt - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, me të cilin bisedoi për rolin e policisë në zbatueshmërinë e Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore.

Ministri Agani, fillimisht e njoftoi të parin e policisë për rëndësinë e këtij udhëzimi, e që ka për qëllim përmirësimin e mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë.

Agani tha se inkorporimi i Policisë së Kosovës në mbikëqyrjen e zbatueshmërisë së legjislacionit në fushën e mjedisit është mëse i rëndësishëm dhe jetik, andaj kërkoi ndihmën e Maxhunit në këtë aspekt.

Drejtori Shpend Maxhuni, tha se janë të gatshëm të marrin përgjegjësitë që ju takojnë edhe sa i përket këtij udhëzimi, ndërsa theksoi nevojën e bashkëpunimit të të gjithë aktorëve përgjegjës, duke përfshirë edhe qytetarët për të dhënë kontributin e tyre në zbatimin e udhëzimit në fjalë.

Ndryshe, Udhëzimi i ri Adminstrativ për Gjoba Mandatore, i nxjerrë nga Ministri Agani në fund të vitit të kaluar, i jep mandatin për shqiptimin e gjobave mandatore edhe Policisë së Kosovës.

 ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)