18 Prill 2024

Kosova pranohet në sistemin e transmisionit të energjisë

Prishtinë, 2 tetor - Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë të për arritjen e marrëveshjes për kyçje në mes të Opeartorit të Transmisionit të Kosovës KOSTT dhe ENTSO-së, organizatë evropiane e përfaqësuar nga 30 Operatorë të Sistemit të Transmisionit.

Me këtë marrëveshje Kosova sipas saj  ka arritur subjektivitet ndërkombëtar në fushën e transmisionit të energjisë dhe tash e tutje KOSTT do të jetë partner dhe zonë e mëvetme rregulluese në sistemin e rregullimit të transmisionit të energjisë në rajon.

"Kjo arritje e madhe në fushën e energjisë është rezultat i Dialogut të Brukselit përkatësisht i marrëveshjes për Energjinë e arritur më 8 shtator 2013 dhe marrëveshjes së 25 gusht 2015, me të cilën u hoqën pengesat e Serbisë  e cila kishte bllokuar Kosovën në këtë çështje", theksoi Tahiri.

Marrëveshja për energjinë e vitit 2013 kishte paraparë heqjen e pengesave të Serbisë ndaj avancimeve ndërkombëtare të shtetit të Kosovës në fushën e energjisë.

Mirëpo, Serbia për dy vite me radhë kishte bllokuar njohjen e Kosovës si subjekt ndërkombëtar në fushën e transmisionit pranë organizatës evropiane ENTSO-S.

Pas arritjes së marrëveshjes për zhbllokimin e kësaj pengese me 25 gusht 2015 në Bruksel, Serbia më në fund ka hequr pengesat politike dhe ka ndalur obstruksionet në këtë proces, theksoi ajo. Këto arritje janë në frymën e Traktatit të Komunitetit për Energjinë për Evropën Juglindore ku Kosova ka dëshmuar kapacitete shtetërore përmes KOSTT i cili ka avancuar punën e vet sipas standardeve evropiane.  

Tahiri ka theksuar se marrëveshja në fjalë vendos kufirin elektrik mes Kosovës dhe Serbisë dhe i  jep fund ndërhyrjeve të Serbisë në sistemin e transmisionit të Kosovës.

"Efektet pra janë politike, ekonomike dhe të sigurisë dhe se KOSTT tash e tutje do të operojë si sistem i transmisionit të Kosovës sinkron me Sistemin Evropian të Transmetimit të energjisë elektrike", theksoi Tahiri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)