18 Prill 2024

KEK aftëson inxhinierët e ardhshëm

Prishtinë, 24 prill - Duke thelluar bashkëpunimin afatgjate te vendosur tash e disa vite me pare, Korporata Energjetike e Kosovës së bashku me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të UP-së (FIEK) ka nënshkruar marrëveshjen për aftësimin praktik profesional dhe akademik të studentëve te nivelit te larte te FIEK-ut.

Synimi i bashkëpunimit te arritur përmes kësaj marrëveshje, është ngritja e kapaciteteve profesionale dhe përgatitja e stafit akademik, te kuadrit të lëmisë  së inxhinierisë elektrike, për përmbushjen e nevojave afatmesme, jo vetëm në KEK por edhe në tregun e përgjithshëm të punës në Kosovë.

Përndryshe këtë vit akademik, studentet e nivelit të lartë të studimeve në FIEK do të zhvillojnë punën praktike profesionale në stabilimentet dhe pajisjet e KEK-ut.

Në këtë rast, studentët nën mbikëqyrjen e vazhdueshme profesionale të personelit të specializuar të KEK-ut do të kalojnë një program të avancuar të punës praktike profesionale që është dizajnuar sipas kurrikulës akademike me 6 ETCS kredi dhe ka një kohëzgjatje prej së paku 120 orëve të punës.

Në përfundim të këtij programi, studentët do të bëjnë një prezantim publik të programit të tyre të punës dhe të njohurive të marra para komisionit të nivelit akademik – profesional i cili do të shërbejë edhe si bazë e vlerësimit akademik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)