25 Prill 2024

Fillon ngritja e lehtë e temperaturave

Prishtinë, 12 shkurt - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paraparë për sot dhe ditët në vazhdim se temperaturat në vendin tonë do të pësojnë ngritje të lehtë.

Në raportin e dërguar për media, Instituti, parasheh se në ditët në vijim pritet të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe me diell, por që temperaturat minimale do ti mbajnë këto vlera të ulëta.

Sipas Institutit, në disa lokalitete pritet të ketë mjegull në orët e para të ditës gjë që do ta zvogëloj dukshmërinë horizontale, ndërsa gjatë vikendit maksimalet e ditës pritet të arrijnë deri 6C celsius.

“Këto temperatura minimale do të jenë prezentë ditën e enjte dhe të premten, për derisa maksimalet e ditës nga nesër do të shënojnë ngritje të lehta”, thuhet në raportin e Instituti.

Po ashtu Instituti parasheh se do të fryj erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s, kurse gjatë fundjavës këto rryma ajrore do të fryjnë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)