28 Mars 2024

Filloi ndërtimi i hidrocentraleve në Selac të Shalës së Bajgorës

Mitrovicë, 20 nëntor - Ka filluar  ndërtimi i hidrocentraleve për prodhimin e 12 megavateve të energjisë elektrike, në fshatin Selac të Shalës së Bajgorës, në komunën e Mitrovicës.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, duke i përgëzuar investitorët për ndërtimin e kapaciteteve për prodhimin e energjisë elektrike, ka thënë se ky është  një tjetër moment shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të këtij rajoni të bukur dhe të Komunës së Mitrovicës.

Bahtiri ka falënderuar  investitorët për ndërtimin e kapaciteteve të energjisë elektrike në komunën e Mitrovicës, duke shtuar se pas nënshkrimit të kontratës me Kompaninë Amerikano-Suedeze “Green 3Power- Active Plus Mitrovica”, për prodhimin e energjisë elektrike nga mbeturinat, në vlerë prej 43 milionë dollarësh, ky është investimi tjetër më i madh që po bëhet në komunë, në fushën e prodhimit të energjisë elektrike, kësaj radhe nga burimet e ujit.

“Në ndërtim e sipër është edhe një hidrocentral tjetër prej dy megavatesh, në Koshtovë. Të gjitha këto kapacitete së bashku, do arrin të prodhojnë 26 megavate energji elektrike. Por, jam në bisedime edhe me investitorë nga Holanda, të cilët kanë shpreh gatishmërinë për të investuar në këtë fushë dhe unë besoj se në vitin 2016, në Mitrovicë do të prodhohen rreth 40 megavate energji elektrike, që do të jenë ndihmesë e madhe për ekonominë e Mitrovicës dhe të vendit”, ka thënë ai.

Kryetari Bahtiri ka thënë në vazhdim se komuna i ka ndihmuar investitorët duke ua ndarë hapësirën e kërkuar dhe duke ua lëshuar lejet përkatëse për punë, si dhe në mënyra të tjera, duke dëshmuar kështu se është e interesuar për të ndihmuar investitorët dhe për të zhvilluar ekonomikisht Komunën.

Muhamer Ibrahimi, drejtor i Kompanisë fituese për ndërtimin e kapaciteteve prodhuese të hidro-energjisë “Hydroline”, tha se pas shumë hulumtimeve dhe studimeve të fizibilitetit në Kosovë, kemi ardhur në përfundim se këtu është vendi më i mirë për të investuar në hidrocentrale, andaj edhe i jemi drejtuar Komunës së Mitrovicës, e cila na ka dalë në ndihmë, duke i plotësuar të gjitha kërkesat tona.

“Ne e falënderojmë kryetarin Bahtiri për mbështetjen që po na e jep dhe premtojmë se kapacitet prodhuese do t’i ndërtojmë brenda afateve të parapara. Ky hidrocentral që sot po e  nisim zyrtarisht do të përfundojë deri në pranverë të vitit 2015 kur edhe do të filloj prodhimi i katër megavateve.  Pastaj do të ndërtojmë edhe tri të tjera deri në vitin 2016, që gjithsej do të prodhojnë 12 megavate energji elektrike”, ka thënë Ibrahimi.

Sipas tij, në këtë investim marrin pjesë ai, Bekim Shyti dhe Kompania nga Gjermania ”Nuha-Bau”. Ai bëri të ditur po ashtu, se aktualisht janë duke punuar 50 punëtorë sezonal, ndërsa që kur të përfundojnë hidrocentralet në to do të gjejnë punë të përhershme rreth 30 punëtorë, 10 prej tyre me shkollim superior  dhe të tjerët me shkollim të mesëm.

“Deri tash, në rregullimin e infrastrukturës dhe përgatitjen e terrenit për të filluar ndërtimin e hidrocentraleve, kemi shpenzuar rreth tre milionë euro, ndërsa që i tërë investimi do të kushtoj 16 milionë euro”, ka thënë ndër të tjera Ibrahimi.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)