28 Mars 2024

Termokos mërrdhinë qytetarët e Prishtinës

Prishtinë, 27 tetor - Ngrohtorja e qytetit “Termokos” në Prishtinë ndonëse kanë kaluar dy javë kur është dashur ta aktivizojë ngrohjen ende nuk e kanë bërë këtë përkundër faktit të temperaturave shumë të ulëta të këtyre ditëve.

Me mosaktivizimin e ngrohjes përveç mërdhirjes së qytetarëve që po u afrohet nga Termokos po rrezikohet edhe vazhdimi i mbajtjes së procesit mësimor në të gjitha nivelet, shëndeti i pacientëve në institucionet shëndetësore, shëndeti i personave të privuar nga liria dhe oficerëve që kujdesen për ta, shëndeti i pensionistëve dhe banorëve të shtëpisë për të moshuar si dhe mbarvajta e bizneseve.

KMDLNj përkujton autoritetet e komunës së Prishtinës se mosaktivizimi i ngrohjes së qytetit “Termokos” rrezikon seriozisht buxhetin e varfëruar të qytetarëve sepse ata detyrohen që të përdorin mënyra alternative për ngrohje siç janë rryma, nafta dhe me drunj çmimet e të cilave janë të papërballueshme për qytetarin.

Sidomos ngrohja me rrymë në kohën kur përveç shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe tarifave dimërore rrezikon mirëqenien dhe standardin e pjesës dërrmuese të qytetarëve të Prishtinë dhe atyre që furnizohen me ngrohje nga “Termokos”.

KMDLNj kërkon nga autoritetet e komunës së Prishtinës që janë përgjegjëse për menaxhimin e ngrohjes së qytetit të intervenojnë në mënyrë që sa më shpejt të fillojë furnizimi me ngrohje për qytetarët e Prishtinës si dhe përgjegjësi për ata që nuk u aktivizuan ngrohtoren  në afatin e paraparë.

Gjithashtu, KMDLNj kërkon që në kohë kur qytetarët nuk furnizohen me ngrohje të mos ngarkohen me fatura të ngrohjes përkatësisht të mos detyrohen të paguajnë për shërbime që nuk iu janë ofruar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)