29 Mars 2024

Rritet deficit tregtar, arrinë në 205 milionë ruro

Prishtinë, 27 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  “Statistikat e Tregtisë së Jashtme lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor 2014.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për muajin tetor 2014 prej 205,3 milionë Euro, krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2013, ku deficiti ishte 192,6 milionë Euro. Eksporti mbulon importin me 12.6%.

Eksporti i mallrave në muajin tetor 2014 kishte vlerën 29,6 milionë Euro, e cila është një rritje prej 13.2%; ndërsa importi ka një rritje prej 7.4%, ose në vlerën 234,9 milionë Euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 52.9% e eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.7% produktet minerale; 7.0% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.9% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 5.2% produktet bimore; 4.0% tekstili dhe artikujt prej tij, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 19.7% të importit e përbëjnë produktet minerale; 12.7% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.5% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 9.3% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 8.0% produktet e industrisë kimike; 6.1% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 5.7% tekstili dhe artikujt e tekstilit; 5.6% mjetet e transportit etj.

Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me 19.3% për eksport dhe 42.9% për import. Ndërsa, vendet e CEFTA-s marrin pjesë me 40.2% për eksport dhe 30.5% për import, në raport me tetorin e vitit 2014. Përqindja më e madhe e eksportit ishte në Kinë 27.5%, Maqedoni 13.5%, Shqipëri 12.9%, Mali të Zi 7.0%, Serbi 5.6%, Gjermani 4.7%, Itali 4.3% etj.

Ndërsa,  sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga Serbia 16.4%, Italia 10.2%, Gjermania 10.1%, Turqia 8.7%, Kina 8.4%, Shqipëria 5.9%, Maqedonia 5.4% etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)