23 Prill 2024

Marëveshja për Tregti të Lirë i rrit investimet e Turqisë në Kosovë

Izmir, 24 tetor - Një delegacion i lartë nga Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Qeveria e Kosovës  në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovar 2014 me  Diasporën,  u pritën në Odën Ekonomike të Izmirit.

Ky delegacion ishte i  kryesuar nga z.Agim Shahini, Kryetar i AKB-së dhe z.Ramadan Hasani-zv.Ministër i  MZHE-së dhe disa bizneseve nga Kosova.

Kryetari i Odës Ekonomike të Izmirit z.Ekrem Demirtashi i dëshiroi mirëseardhje delegacionit të Kosovës në Izmir, duke shpreh gatishmërin e vet dhe të bizneseve turke për të bashkëpunuar me Kosovën, ai tha se shkëmbimet tregtare në mes Turqisë dhe Kosovës per cdo vit po rriten dhe paralajmroj se pas nënshkrimit te Marëveshjes për Tregti të Lirë në mes Kosovës dhe Turqisë, do te rrit investimet me qindra miliona euro duke inkurajuar bizneset turke që te shkojnë në Kosovë për te investuar në sektorët e prodhimit për të ngrit ekonominë e re dhe për ti ndihmuar Bizneseve Kosovare, mbrenda vitit 2014 parashimiet e Eksportit nga Turqia në Kosovë jan mbi 200 milion € dhe për këtë meritor janë bizneset e Turqisë dhe Kosovës që kanë bashkëpunim të mirë.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve z.Agim Shahini e falmnderoi Kryetarin e Odës së Izmirit për gadishmërin e shprehur për të investuar në Kosovë në sektorët e prodhimit, duke marë këtë traditë të fuqishme nga Turqia në Kosovë dhe duke marë tregun edhe ne Bashkimin Europian përmes Kosovës, ku preferncat tregtare te Bashkimit Evropian për Koosvën do të jenë një pikë referuese për investimet e investitorëve nga Turqia.

Politikat fiskale për investitorët turk ishin pikë tjetër e diskutimit që u fascionuan në shkallën e ultë të tatimit në korporata dhe fitim por njëkohësisht edhe ne paga. Shahini kërkoi që të mbështeten edhe prodhuesit e Kosovë për të marrë një hise të tregut me produkte kosovare e që ishte një gadishmëri e zotit Ekrem për të mbështët këto inciativa sic janë edhe përmes këtij panairi FOODEX ku rreth 50 biznese nga Kosova po njoftohen me kushtet e bashkëpunimit dhe investimeve të përbashkëta.

Zv. Ministri i MZH-së z. Ramadan Hasani në emër të Qeverisë së Kosovës tha se bashkëpunimi në mes dy shteteve në të gjitha fushat është i lartë dhe për këtë duhet falmnderuar politikëbërjen e te dy shteteve që po krijojnë ura ndërlidhëse për bizneset dhe investitorët e të dy shteteve.

Ai shtoi se edhe në të ardhmen do të mirëpriten investitorët nga Turqia, ku tani kemi shumë investitorë që po operojn në tregun e Koosvës. Aktivitetet e bashkëpunimit në mes Bizneseve kosovare dhe turke do ti mbështet edhe në të ardhmen nga  Qeveria e Kosovës, Ministria e Zhvillimit, Diasporës, Bujqësisë, Tregtisë, Financave si dhe Agjensioni i Promovimit të Investimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)