23 Prill 2024

Audi i Isa Mustafës do shitet në shesh

Prishtinë, 18 tetor - Pas dy iniciativave të dështuara, këtë herë Komuna e Prishtinës pretendon se e ka gjetur mënyrën e duhur për të shitur makinën tip Audi Q7.

Makina zyrtare e ish kryetarit të komunës Prishtinë, Isa Mustafa, do të dalë në ankand publik në një prej shesheve qendrore të kryeqytetit.

Që nga ajo kohë, zyra e prokurimit komunal nuk ka bërë më ftesë për ofertë për shitje të aseteve. Tashmë, kur do të ripërsëritet oferta, çmimi i fillestar i makinës është menduar të jetë më i lartë se ai paraprak.

Kjo me arsyetimin se ekspozimi i saj do të jetë shumë i madh, ndryshe nga hera e kaluar kur ofertuesit kanë mundur ta shohin në orar të caktuar në garazhet e komunës. E në të dy rastet çmimi fillestar ishte fiks 41 mije 810 euro.

\"Siç jeni në dijeni, Komuna e Prishtinës tashmë e ka pasur veturën Audi Q7 dy here radhazi në ankand publik dhe nuk ka rezultuar me shitje për arsye se nuk ka pasur oferta për blerje.\"

\"Këtë herë në kohën kur do ta nxjerrim në ankand publik, vetura gjatë gjithë kohës do të ekspozohet në shesh, në mënyrë që ta shohin të gjithë. Këtë e lejon ligji dhe rregullorja për heqjen e aseteve publike.

\"Po ashtu kemi menduar qe të shkojmë me çmim pak më të lartë si ankandi publik. Vetura do te dalë në ankand deri sa të realizohet shitja e saj, pasi nga unë nuk do të përdoret\", deklaroi për gazetën Tribuna, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)