29 Mars 2024

Dogana parandalon kontrabandimin e mallrave përmes autobusëve

Vërmicë, 19 shtator - Dje  oficerët doganor kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave përmes autobusëve të cilët nga Kosova shkonin në drejtim të Shqipërisë.

Oficerët doganor gjatë kontrollimit të dy (2) autobusët (me targa të Shqipërisëkanë arritur të gjeni sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat ishin fshehur në brendi të autobusit me qëllim kontrbandimin e tyre në Shqipëri.

Kontrollimi i autobusit ka rezultuar me mallra të padeklaruara të tekstilit të fshehura në  hapësira te ndryshme. 

Me atë rast malli është ndalur Vërmicë  ndërsa lënda është proceduar për procedure te rregullt ne sektor për kundërvajtje doganore, gjithashtu është njoftuar edhe Dogana Shqiptare lidhur me këtë tentim si dhe me personat e involvuar në këtë tentim.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)