25 Prill 2024

Thellohet defiçiti tregtar në Kosovë

Prishtinë, 26 korrik - Kosova vazhdon të ketë defiçit të lartë tregtar. Kështu u vlerësua nga drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në bazë të konstatimeve të treguesit të tendencës për biznes, për 3-mujorin e dytë të vitit 2014. Kjo situatë, sipas Gërxhaliut, është mjaft shqetësuese.

“Gjetjet kryesore për biznesin në tremujorin e dytë tregojnë një përqindje që e vlerësojnë situatën aktuale të pakënaqshme, e cila do të thotë rënie krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti dhe krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013”, deklaroi Gërxhaliu.

Ndër sektorët kryesorë, ndërtimi rezulton të jetë më shqetësuesi, pasi sipas konstatimeve, në të ka rënie të punësimit. Pengesë kryesore për situatën aktuale ekonomike në vend, sipas Gërxhaliut, janë edhe kamatat e larta bankare dhe mungesa e sundimit të ligjit.

“53 për qind e tyre problem kryesor kanë kamatat e larta, 51 për qind kërkojnë mundësi alternative për të financuar projektet dhe janë të pakënaqur sepse nuk ka fuqi financiare”, theksoi Gërxhaliu.

Në anën tjetër, Gërxhaliu u shpreh optimist sa i përket pritjeve, përveç sektorit të ndërtimit, ku pritet që në 6 muajt e ardhshëm situata të përkeqësohet.

Safet Gërxhaliu u bëri thirrje institucioneve vendore e ndërkombëtare për investime publike, në mënyrë që të ndryshojë situata momentale.

Treguesi i tendencës në biznes është projektuar nga ekspertë gjermanë nga IFO dhe përdoret nga qeveritë e shumë vendeve për marrjen e vendimeve dhe parashikimin e treguesve ekonomikë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)