25 Prill 2024

Bizneset bullgare të gatshme për të bashk investuar në Kosovë

Prishtinë, 17 korrik - Një numër i investitorëve bullgar kanë vizituar Aleancën Kosovare të Bineseve, ku janë pritur nga kryetari Agim Shahini dhe biznesemenët vendës me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe eliminimit të barrierave ekzistuese.  

Biznesmenët nga Bullgaria janë të gatshëm që të investojnë në Kosovë ku dhe tashmë janë disa nga bizneset më të mëdha bullgare.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, informoi investitorët bullgar për potencialet dhe mundësit e mira që ofron Kosova dhe institucionet e saja për investitorët e huaj dhe bërje të biznesit.

“Kosova secilit investitorë të huaj iu ofron kushte adektuate për investime dhe bërie të biznesit. Ne mburremi që invetsitorët e huaj kanë një klimë të favorshme për investime ku dhe sukseset nuk mungojnë”, tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së, i ftoi bizneset bullgare që të vijnë e investojnë në Kosovë ku vendi jonë është  një mundësi e re për investime dhe është vend i artë për bërie të biznesit. Ai po ashtu kërkoi nga prodhuesit kosovar që të  gjejnë mundësi dhe tregje që prodhimet e Kosovës të jenë për konsum të popullatë në Bullgari.

“Kosova dhe Bullgaria, ofrojnë potenciale të jashtëzakonshme për investime në fusha të ndryshme dhe ky bashkëpunim duhet të rritet edhe më shumë. Ndërmjet dy shteteve ekzistojnë disa barrier të vogëla të cilat do eliminohen me qëllim të shkëmbimit të prodhimeve në kohën më të shpejt të mundshme”, tha Shahini.  

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, informoi bizneset bullgare se Kosova ofron taksat më të ulëtat në rajon, fuqinë më të re për punë dhe të përgatitur profesionalisht. Sipas tij bizneset mund të regjistrohen në afatet më të shkurta kohore. Shahini shtoi se Kosova ofron edhe shumë kushte të tjera e të cilat janë të dobishme për investitorët.     

Ramadan Hasani, zv. ministër i Zhvillimit Ekonomik, tha se ky takim është një shtytje më e madhe për thellimin dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet bizneseveve nga Bullgaria dhe Kosova.

“Ky bashkëpunim ka rëndësi të madhe për nxitjen dhe fuqizmin e zhvillimit ekonomik  në dy shtetet. Kosova për bizneset e huaja ofron kushte të favorshme për investime dhe i ftoi bizneset bullgare që të vijnë e investojnë në Kosovë dhe të jenë më të pranishme”, tha Hasani.

Zv. ministri i Zhvillimit Ekonomik, tha se Kosova është e hapur për investitorët e huaj dhe se institucionet do të gjejnë mundësi që bizneset e Kosovës të investojnë në Bullgari.

Sipas Hasanit investimet bëhen aty ku kushtet janë më të favorshme dhe se Kosova përmbush këtë  kriter.

Antonia Petrova, drejtoresh e Export Bullgaria, tha se këto biznese për herë të parë në Kosovë janë takuar me partnerët dhe janë të impersionuar me potencialet dhe mundësit që ofron vendi.

“Qarkullimi i lirë i mallërave ndërmjet dy shteteve mbetet prioritet, kur dihet se ekzistojnë disa vështirësi të cilat duhet eliminuar sa më parë me të vetmin qëllim zhvillimin e bizneseve dhe ekonomisë së dy vendeve”, tha Petrova.

Drejtoresha e Export Bullgaria, tregoi se tashmë në Kosovë janë disa nga prodhuesit më të mëdhenj bullgar dhe pritet që së shpejti të ndodhin edhe investimet e tjera. Ajo kërkoi nga institucionet e Kosovës që të heqin barrierat dhe se shkëmbimet tregtare të jenë të shpejta.

Biznesemenët nga Bullgaria dhe ata nga Kosova kanë  shkëmbyer informacionet për prodhimet e tyre dhe pritet që shkëmbimet tregtare të shtohen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)