20 Prill 2024

Nikaj fton ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme të aplikojnë për grante

Prishtinë, 18 prill - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, bënë ftesë publike për të gjitha ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme në Kosovë, që të aplikojnë në projektin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në ndarjen e granteve për këto ndërmarrje, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.

Projekti do të zbatohet nga IOM-i gjatë periudhës shkurt 2014, deri në gusht të vitit 2016, dhe ka një buxhet prej 4 milionë eurosh.

Qëllimi i projektit të granteve për NMVM-te është adresimi i  vështirësive, me të cilat janë përballur ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë, për marrjen e fondeve (kredive) për zhvillim nga burimet e zakonshme financiare, siç janë bankat dhe organizatat mikrofinanciare, ndërsa qeveria është përballur me sfidën e kufizimit në financa dhe resurse njerëzore, të cilat do të siguronin programe alternative për financim të ndërmarrjeve të vogla, programe këto të ngjashme me ato që ekzistojnë në BE.

Objektivi kryesor i këtij projekti është të kontribuohet në fuqizimin e ekonomisë lokale dhe në zvogëlimin e deficitit tregtar në Kosovë. Me këtë synohet të përmirësohet kështu kapacitetet prodhuese të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-ve) në mënyrë sa me efikase dhe të qëndrueshme, sipas standardeve të Bashkimit Evropian (BE).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)