29 Mars 2024

Një biznesmen rus dëshiron ta blejë Arsenalin

Londër, 22 maj - Biznesmeni rus me origjinë nga Uzbekistani, Alisher Usmanov, ka ofruar një miliard paund për të marrë nën pronësi shumicën e aksioneve të klubit anglez të futbollit Arsenal.

Siç raportojnë nga mediat britanike, Usmanov (63), i cili aktualisht zotëron 30 për qind të aksioneve në Arsenal, ka ofruar biznesmenit amerikan Stan Kroenkeu madje një miliard paund për tu bërë pronar i shumicës së aksioneve të \"topçinjve\".

Më tej theksohet se Kroenke, i cili që nga viti 2007 ka shumicën e aksioneve në Arsenal, nuk është i interesuar për ofertën e Usmanov-it.

Përveç pasigurisë për aksionet e Arsenalit këto ditë në klubin anglez është e pasigurt edhe e ardhmja e trajnerit Arsene Wenger, pasi topçinjtë kanë mundësin që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për herë të parë në këtë mijëvjeçar.

Wenger ka drejtuar Arsenalin që nga viti 1997. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)