19 Prill 2024

Carlos Tevez i bashkohet klubit të ri "Shenhua" të Shangait

Shangai, 23 janar - Ylli i futbollit argjentinas Carlos Tevez ka mbërritur në klubin e tij të ri "Shenhua" të Shangait, duke zhvilluar një seancë stërvitore gjatë fundjavës.

32-vjeçari është blerja e dytë e madhe nga një ekip i metropolit kinez, pas asaj të mesfushorit brazilian Oscar nga rivalët e SIPG të Shangait.

Marrëveshja njoftohet se ka pasur vlerën e 87 milionë dollarëve.

Presidenti i klubit, Wu Xiaohui, thotë: "Shpresojmë se ekipi ynë do të bëjë një paraqitje të mirë tani që i është bashkuar një sulmues i tillë i fuqishëm si Tevez. Siç e thashë, kemi paguar një çmim të lartë. Por blerja më e madhe e 'Shenhua' në tre vjetët e fundit ka qenë ajo e Demba Ba, për 14 milionë."

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)