29 Mars 2024

A do të kemi boksierë për Olimpiadë - ‘Tokio 2020’

Shkruar nga Agim Tahiraj

Vitet e pas luftës kujtohen nga shumë njohës të boksit se vërtet kanë qenë të paharrueshme për një arsye: Se e kishim ligën me 8 klube dhe ka qenë me një shikueshmëri që atë periudhë na lakmoni shumë sporte.

Mirëpo, vështirësitë që hasën shumë klube e prunë që të jemi në një gjendje mjaft të vështirë.  Klubet organizohen si munden e gjejnë mjete financiare për të qëndruar në këmbë të tyre dhe të zbulojnë e formojnë boksierë në kategoritë e ndryshme. 

Kur e kthejnë paksa shiritin e filmit për boksin e pas luftës, do të ishte mjaft interesante të bëhet krahasimi  i asaj periudhe me të sotmen.

Sepse kishim ligën, kishte boks të mirë po ashtu u mbushen palestrat. Tani nuk ka ligë dhe normal mbahen gara në sistemin e turneve, ku mund të them se dhe tani kemi boks të mirë dhe ka boksierë kualitativ.

Shikueshmëria është bukuria e çdo sporti dhe që e shton adrenalinën e çdo sportistit. Shikueshmëria do të ishte edhe më e madhe sikur të ishte liga, sepse do të ishte edhe rivaliteti më i madh.

Megjithatë rivaliteti është edhe sot, ka duele interesante dhe kualitet. Tash çdo sport e ka e synimin që të ketë sa më shumë garues me kualitet, kur dihet se marrin pjesë në garat zyrtare evropiane e botërore dhe edhe në Lojërat Olimpike.

Çdo e arritur shpërblehet kur dihet se nga institucionet shtetërore janë të rregulluara të gjitha në rast se fiton medalje evropiane, botërore e olimpike dhe kjo shton motivin te secili sportist. Shpresoj dhe mund të them se do të kemi boksierë për Olimpiadë – ‘Tokio 2020’, por duhet ende shumë punë në çdo aspekt.

 Çfarë duhet të bëjnë klube? Të gjitha klubet duhet të mobilizohen dhe kryesitë të klubeve, duhet që të bëjnë punën e tyre, të interesohen për boksierët, t’iu krijojnë kushtet dhe të përcaktohen se cili nga ata mund të jenë që do të vijnë deri te suksesi.

Në përgjithësi sportet luftarake konsiderohen se mund të sjellin suksese të mëdha siç është sporti i xhudos, që na pruri medaljen e artë olimpike. 

Sportet luftarake gjithmonë kanë treguar se do të arrijnë suksese dhe duhet t’i jemi falënderues edhe shtetit që ndihmon sportistët kulminant.

Medaljet e fituara  si europiane, botërore e olimpike nga sportistët tanë,  fitojnë edhe bursën sportive jetësore nga shteti.

Prandaj, kjo është ajo që i motivon edhe më shumë sportistet e sportistët për të arritur më shumë. Kështu që, Kosova është në rrugën më të mirë të mundshme dhe brenda pak vjetësh sukseset do të rriten edhe më shumë në rrafshin ndërkombëtarë.

/Autori është trajner i klubit të boksit e kick-box Rigoro nga Prishtina dhe gjyqtar i boksit/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)