29 Mars 2024

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Turqi-Kosovë

Antali, 20 tetor - Dolën në shitje biletat për ndeshjen Turqi-Kosovë e cila do të zhvillohet më 12 nëntor në qytetin Antalia të Turqisë, në kuadër të xhiros së katërt në Grupin I të eliminatorëve për Kampionatin Botëror 2018.

Sipas njoftimit në faqen e internetit të Federatës së Futbollit të Turqisë, biletat e ndeshjes mes Turqisë dhe Kosovës, e cila do të luhet më 12 nëntor të shtunën në stadiumin Antalya, do të mund të blihen nga faqja e internetit \"bilet.tff.org\", ku prioritet do të kenë ata të cilët janë anëtarë të klubit të tifozëve të kombëtares së Turqisë.

Ndërsa shitja e përgjithshme e biletave të ndeshjes Turqi-Kosovë do të fillojë nesër në ora 09.00.

Çmimet e biletave të ndeshjes do të jenë sipas kategorisë edhe atë: Kategoria e parë 50 Lira (14.7 euro), Kategoria e dytë 30 Lira (8.8 euro) dhe Kategoria e tretë 15 Lira (4.4 euro).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)