20 Prill 2024

Shala inspektoi punimet në Palestrën e Sporteve të Istogut

Istog, 19 shtator - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka vizituar sot Komunën e Istogut, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Haki Rugovën.

Ministri Shala dhe kryetari Rugova kanë biseduar për një varg çështjesh të interesit të përbashkëta, për investimet kapitale në këtë komunë, sidomos ato që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës në fushën e sportit, kulturës dhe rinisë.

Ministri Shala u shpreh se është synim politik i MKRS-së që të përmirësohen kushtet për zhvillimin e sportit, kulturës dhe rinisë, meqë këto tri fusha janë interes nacional i Kosovës. Në vazhdën e investimeve të shumta në këto fusha, Shala u shpreh se shpejti pritet fillimi i disa projekteve të rëndësishme për Komunën e Istogut, përveç atyre që janë duke u realizuar në fushën e sportit.

Kryetari i Istogut Haki Rugova, e falënderoi ministrin Shala për vizitën dhe kujdesin e vazhdueshëm që tregon për bashkëpunim në funksion të përmirësimit të kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive, kulturore dhe rinore.

Po ashtu, ministri Shala dhe kryetari Rugova inspektuan punimet që po zhvillohen në Palestrën e Sporteve në këtë qytet.

Me këtë rast, ministri Shala u shpreh se nuk është i kënaqur me dinamikën e punimeve në këtë palestër, dhe shtoi se ngecjet e tilla kanë penguar   funksionalizmin e kësaj palestre tejet të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)