16 Prill 2024

United i ofron Juventusit mesfushorin Schweinsteiger

Manchester, 22 gusht - E ardhmja e Bastian Schweinsteiger mund të jetë te Juventusi.

Kjo është ajo që publikohet te e përditshmja britanike “Telegraph”, sipas së cilës, drejtuesit e Manchester United po mendojnë t\'ia ofrojnë shërbimin e ish-kapitenit të përfaqësueses gjermane skuadrës kampione të Italisë.

Gjithnjë sipas “Telegraph”, “Djajtë e Kuq” dëshirojnë që të përfitojnë diçka nga largimi i 31-vjeçarit në vend që t\'i paguajnë ndonjë dëmshpërblim për zgjidhje kontrate, duke parë edhe situatën e krijuar me të pas mbërritjes së Jose Mourinho.

Schweinsteiger prej kohësh po stërvitet me skuadrën e të rinjve të Manchester United dhe nuk është pjesë e planeve të trajnerit portugez.

Mësohet se tashmë gjermani ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit anglez për largimin nga “Old Trafford” dhe duket se ka gjetur edhe akordin me “Zonjën e Vjetër” për nënshkrimin e një kontrate 2-vjeçare me pagë 2 milionë euro në sezon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)