28 Mars 2024

Olimpiadat e veçanta janë një shembull për të gjithë ne

Vushtrri,26 qershor - Në një mot të mrekullueshëm dhe në atë që mund të përshkruhet si një nderim ndaj shpirtit të njerëzimit dhe përpjekjes në kuptimin më të sinqertë, edicioni i lojërave Mini Paraolimpike \"Kosova 2016\" u mbajt në Vushtrri në fundjavë të 25-26 qershorit.

Gjithashtu, lojërat Speciale Olimpike në Kosovë jo vetëm që demonstrojnë aftësitë fantastike dhe përpjekjet e atletëve të rinj, por gjithashtu tregojnë se për këta atletë pavarësisht aftësive të tyre kufizuara, dallimet kulturore dhe etnike thjesht nuk janë të rëndësishme dhe si rrjedhojë këto lojëra të veçanta mund të bëhen nxitës kryesor në zbërthimin e çështjeve të mosbesimit dhe armiqësisë të cilat mund të ekzistojnë në të gjitha shtresat e shoqërisë në Kosovë.

Në mënyrë të njejtë, ajo çfarë shoqëria në Kosovë mund të mësojë nga kjo ngjarje e veçantë është se këta atletë \"të vegjël\" nuk janë me aftësi të kufizuara, por ata kanë “super-aftësi”. Olimpiada është vendi ku bëhen heronjtë, Paraolimpiada është vendi ku vijnë heronjtë; për të cituar Scott Hamilton, \"e vetmja aftësi e kufizuar në jetë është një qëndrim i keq.\"

Ky aktivitet u organizua jashtëzakonisht mirë me shumëllojshmëri të ngjarjeve dhe garave pothuajse të shumta për t’i përmendur, nga garat në hendboll, shah, vrapim dhe shenjëtari si vetëm disa prej tyre. Të gjitha aktivitetet sportive dhe pushimet e drekës janë mbështetur nga vullnetarët entuziast dhe në gatishmëri nga: KAPS, OSBE-ja, KFOR-i, OJQ OPFAKKOS.

Për rreth 40 ushtarët e KFOR-it të përfshirë për të ndihmuar me disa aspekte të logjistikës dhe furnizimit me ushqim në mbështetje të kësaj ngjarjeje, kjo ishte një detyrë të cilën ata ishin shumë te kënaqur ta ndërmarrin. Pjesëmarrja në ngjarje të tilla na nxjerr nga mjedisi i rregullt ushtarak dhe nuk është vetëm një përforcues moral për vetë ushtarët, por edhe përforcon për ta rëndësinë e pranisë sonë këtu në Kosovë dhe tregon që në shumë mënyra të vogla individualisht dhe kolektivisht mund të bëjmë një ndryshim të vërtetë.

Nëpërmjet ngritjes e fondeve në kuadër të KFOR-it gjithashtu është nënkuptuar se shpërblimet dhe medaljet e pranuara nga të gjithë pjesëmarrësit pavarësisht nëse ata qëndruan në podium olimpik apo jo, do të thotë se këta fëmijë frymëzues gjithmonë do të kenë një kujtim të ngjarjes për ta gëzuar gjatë jetës së tyre.
Së fundi, këta fëmijë janë një mishërim i gjallë i një pikpamjeje të jetës që është e paanshme dhe jo-gjykuese, e cila në vetvete është filozofia themelore dhe motivi përcaktues i KFOR-it dhe misionit të tij ditor në Kosovë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)